Thesari spanjoll ka dhënë miratimin për marrëveshjen e arritur në mes të prokurorëve publikë dhe Cristiano Ronaldos, për një gjobë prej gati 19 milionë euro dhe një dënim me dy viteve burg.
Ndërmjet viteve 2011 dhe 2014, lojtari i Real Madridit ka kryer në katër vjet mashtrim tatimor, duke u konsideruar si katër krime individuale, nga të cilat shuma e përgjithshme arrin 14,768,897 euro.
Përveç kësaj shumës, edhe një shumë prej 5.7 milionë euro është dhënë për rastin, ndërsa Ronaldo gjithashtu do të paguajë taksat gjyqësore dhe interesin, ku gjoba do të shkojë në 19 milionë euro.
Marrëveshja e një dënimi me dy vjet burg do të thotë se ai nuk do të mbajë asnjë ditë, për shkak se kjo është shkelja e tij e parë e ligjit.
Thesari ka menduar që dënimet në të ardhmen do të ndryshojnë. Kjo pasi lojtari do të shkojë në burg vetëm nëse bën shkelje të dytë.
Kjo gjë nuk do të ndodh, pasi Ronaldo ka kaluar në Itali te Juventusi.
Vendimi do të konfirmohet nga gjykatat e Pozuelo de Alarcon, ku Ronaldo kishte dhënë dëshminë e tij pothuajse një vit më parë. /Telegrafi/