Telegrafi

Ronaldo tani në rolin e asistuesit, portugezi është përshtatur shkëlqyeshëm të Al Nassr

Cristiano Ronaldo ka gjetur asistin e parë në Arabinë Saudite, prej se legjenda portugeze u transferua tek Al Nassr.

Sulmuesi portugez ishte protagonist në zhbllokimin e ndeshjes Al Nassr-Al Tawoon.

Vendasit e kanë mbyllur pjesën e parë në avantazh falë golit të Abdulrahman Ghareeb në minutën e 17’.

Ronaldo e futi në rast bukur 25-vjeçarin me një top nga gjysmëfusha e Al Nassr, ku Ghareeb dribloi një mbrojtës dhe dërgoi topin në rrjetë.

Al Nassr po garon për titullin kampion me Al Ittihad dhe Al Shabab.

CR7 ka shënuar pesë gola në kampionatin arab deri tani, ndërsa ai fitoi miliona euro. /Telegrafi/