Telegrafi

Ronaldo sugjeron Zidanen ta ndërroj formacionin

Cristiano Ronaldo ka zhvilluar bisedime me trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane pas humbjes së fundit në kampionat ndaj Real Betisit.

Humbja 1-0 nga Rea Betisi ka vulosur nisjen më të keqe të kampionatit për Real Madridin në më shumë se 20 vjet.

Lexo po ashtu Perez shumë nervoz me Zidanen pas humbjes me Betisin

Ylli i skuadrës, Ronaldo bëri rikthimin e tij nga pezullimi prej katër ndeshjeve, por nuk arriti të gjejë mënyrën për të shënuar ndaj Betisit.

Kjo bëri që Reali mos ta arrij të thyej rekordin e Santosit për të shënuar në më shumë se 73 ndeshje radhazi.

Lexo po ashtu Ronaldo: Reali ka lojtarin më të mirë në botë dhe Benzeman, nuk i duhet tjetër sulmues

Sipas mediumit spanjoll Diario Gol, me temperamentin e lehtësuar tani, Ronaldo i është afruar Zidanes dhe e ka pyetur rreth sistemit dhe taktikave të tij këtë sezon.

Mediumi spanjoll thekson se Ronaldo i ka sugjeruar Zidanet se është koha për të braktisur formacionin e tyre të suksesshëm 4-4-2 dhe të provojnë diçka tjetër.

Po sipas këtij burimi, Zidane thuhet se e ka parë si të arsyeshme këshillën e yllit portugez dhe mund t’i rikthehet rreshtimit 4-3-3. /Telegrafi/