Cristiano Ronaldo ka zhvilluar bisedime me trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane pas humbjes së fundit në kampionat ndaj Real Betisit.
Humbja 1-0 nga Rea Betisi ka vulosur nisjen më të keqe të kampionatit për Real Madridin në më shumë se 20 vjet.
Ylli i skuadrës, Ronaldo bëri rikthimin e tij nga pezullimi prej katër ndeshjeve, por nuk arriti të gjejë mënyrën për të shënuar ndaj Betisit.
Kjo bëri që Reali mos ta arrij të thyej rekordin e Santosit për të shënuar në më shumë se 73 ndeshje radhazi.
Sipas mediumit spanjoll Diario Gol, me temperamentin e lehtësuar tani, Ronaldo i është afruar Zidanes dhe e ka pyetur rreth sistemit dhe taktikave të tij këtë sezon.
Mediumi spanjoll thekson se Ronaldo i ka sugjeruar Zidanet se është koha për të braktisur formacionin e tyre të suksesshëm 4-4-2 dhe të provojnë diçka tjetër.
Po sipas këtij burimi, Zidane thuhet se e ka parë si të arsyeshme këshillën e yllit portugez dhe mund t’i rikthehet rreshtimit 4-3-3. /Telegrafi/