Cristiano Ronaldo është stërvitur për herë të parë ditën e sotme (e mërkurë) prej se u bë lojtar i lirë pas zyrtarizimit të largimit nga Manchester Unitedi.
Djajtë e Kuq vendosën ta ndërpresin kontratën e 37-vjeçarit pas intervistës eksplozive me Piers Morgan.
Pas asaj interviste, në të cilën superylli i futbollit bëri kritika të shumta kundrejt klubit anglez, ishte vetëm çështje kohe se kur do të ndodhte largimi.
Cristiano Ronaldo is to leave Manchester United by mutual agreement, with immediate effect.
The club thanks him for his immense contribution across two spells at Old Trafford.#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) November 22, 2022
Dhe nuk zgjati shumë, por ditën e djeshme (e martë), Unitedi publikoi një njoftim zyrtar ku tregohej se ka përfunduar qëndrimin i CR7 në Old Trafford.
Sidoqoftë, Ronaldo nuk ka pasur kohë të merret me situatën në nivel klubi, duke qenë se Portugalia e zhvillon ndeshjen e parë në Kampionatin Botëror ditën e enjte.
A look at Portugal's training session ahead of their fixture against Ghana! 👇
✅ Ronaldo not at the press conference but is at training pic.twitter.com/Q5FwExNWj5
— Football Daily (@footballdaily) November 23, 2022
Cristiano, i cili nuk ka luajtur që nga humbja prej Aston Villas (para dy javësh) është fokusuar te takimi ndaj Ganës dhe pritet ta udhëheqë përfaqësuesen tij edhe në ‘Katar 2022’.
Ai është shfaqur në stërvitje me skuadrën portugeze dhe është dukur mjaft i disponuar.
Kur të shkelë në fushë, Ronaldo do të bëhet vetëm lojtari i tetë që ka luajtur në pesë Kampionate Botërore, me rivalin e tij, Lionel Messi, që e arriti këtë në ndeshjen ndaj Arabisë Saudite. Superylli portugez i ka shënuar shtatë gola në 17 ndeshje të në turneun më të madh botëror të futbollit. /Telegrafi/