Real Madridi dhe Barcelona janë favoritë për të fituar Ligën e Kampionëve, por gjigantët spanjollë duhet të kenë kujdes nga skuadrat angleze sipas legjendës braziliane, Ronaldo.
Ekipet spanjolle kanë dominuar garën më të madhe evropiane për klube.
Liverpooli ishte afër ta thyejë këtë dominim, por u mposht nga Real Madridi në finale.
“Favoritët për të fituar Ligën e Kampionëve janë të njëjtë: Real Madridi dhe Barcelona”.
“Real Madridi për shkak të historisë që ka dhe traditës. Ata fituan katër nga pesë trofet e fundit dhe tri të fundit rresht. Kështu që Reali ka vend me rëndësi në këtë garë”.
“Shumë ekipe janë forcuar. Gara është e vështirë, e të gjithë luajnë mirë”.
“Ekipet spanjolle dinë si të shkojnë deri në fund, por do të ketë befasi nga ekipet angleze”.
“Ekipet angleze janë të fortë dhe kanë përkrahje financiare për të blerë dhe për të shitur lojtarë. Unë besoj në ta”, deklaroi Ronaldo i vjetër. /Telegrafi/