Telegrafi

Ronaldo i sigurtë, largohet nga Reali brenda dy vitesh

Rinovimi i Realit me Cristiano Ronaldon po vihet në pikëpyetje nga mediat spanjolle.

Ronaldo nënshkroi për pesë vjet me Realin të hënën, një gjatësi e kontratës që befasoi të gjithë.

Por, një ekspert brenda klubit mbretëror ka thënë se zgjatja për pesë vjet kishte për qëllim vetëm ngritjen e pagës së tij.

“Zgjatja deri në vitin 2021 ishte për ta qetësuar atë, por paga e tij rritet sepse ka inflacion galopant në botën e futbollit”.

“Ajo që yjet fitojnë është e jashtëzakonshme dhe tash do ta shohim rinovimin e Messit”.

“Për mua është e komplikuar që Ronaldo ta përmbushë kontratën e tij. Unë e shoh atë diku tjetër brenda dy vitesh”, deklaroi Paco Gonzalez për Cadena Cope. /Telegrafi/