Telegrafi

Ronaldo i shtang tifozët me muskujt e këmbëve

Cristiano Ronaldo (Foto: Instagram/cristiano)

Cristiano Ronaldo ka dëshmuar se asnjëherë nuk e anashkalon ditën kushtuar ushtrimit të këmbëve duke mahnitur me muskujt e tij të kofshës.

Superylli i Juventusit e ka publikuar një fotografi në Instagram për të treguar rutinën e tij të ushtrimeve.

I vendosur në një makinë për ekstensionin e këmbëve në palestër, portugezi mori vëmendje me muskujt e këmbëve që binin në sy.

(Foto: Instagram/cristiano)

“Rikuperimi i mirë është çelësi!”, është përshkrimi që 35-vjeçari e ka zgjedhur për këtë postim.

Një ditë pas publikimit, fotografia ka marrë mbi gjashtë milionë pëlqime nga fansat e tij të shumtë në Instagram.

Në muajin shkurt, Ronaldo do të mbushë 36 vjet, mirëpo ai vazhdon të jetë në formë të jashtëzakonshme fizike. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/cristiano)