E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, së fundmi ka nxitur sërish spekulimet për shtatzëninë e saj.
Shkas për këtë janë bërë fotografitë e saj të fundit, ku 22 vjeçarja vuri në pah trupin e saj me bikini në një festë në Korsikë, ku ndodhej bashkë me yllin e Real Madridit, shkruan e përditshmja The Sun, transmeton Telegrafi.
Imazhet sugjerojnë se ajo ka disa shenja të hershme të shtatzënisë, gjë që do të thotë se një vëlla/motër për djalin e Cristianos është rrugës.
Ronaldo dhe Rodriguez dukeshin komod teksa çlodheshin në një anije në ishullin mesdhetar, bashkë me djalin e madh të futbollistit.
Javën e kaluar, Rodriguez publikoi një fotografi në Instagram, ku shfaqej pranë një doktori të njohur të kryeqytetit spanjoll, ndërsa kjo gjë bëri që thashethemet për shtatzëninë e saj të përhapen me të madhe.
Spekulimet më herët u nxitën nga një tjetër fotografi e ylli Real Madridit në Instagram, i cili shfaqej pranë të dashurës së tij Georgina, teksa i ledhatonte barkun.
Mamaja e Cristianos, Dolores Santos, tha në një prononcim për revistën portugeze Flash: “Është vërtetë e pakuptimtë, është vetëm një dorë në bark, dhe për aq sa di unë, Cristiano nuk do të bëhet përsëri babai.
“Shpresoj që të ketë më shumë fëmijë, ai dëshiron të bëhet baba sërish. Tash meqë Cristiano ka para, ai mund t’i rritë mirë më shumë fëmijë”, kishte shtuar ajo.
Lajmet për lidhjen e tyre filluan të përhapen në nëntor të vitit të kaluar, kur ata u fotografuan duke ecur së bashku rreth Disneylandit në Paris, përkrah njëri-tjetrit duke e shfaqur haptazi dashurinë mes tyre.
Rodriguez ka studiuar për vallëzim, para se të ndryshonte karrierën në modelim, pas studimit të anglishtes në Londër.
Ajo u rrit në Jaca, në rajonin verilindor të Spanjës pranë Pirenejve. /Telegrafi/