Telegrafi

Ronaldo shfaqet plot stil pas golave të shënuar (Foto)

Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë aktiv edhe jashtë fushës.

Superylli i Real Madridit ka postuar një foto në Instagram ku ka përshëndetur adhuruesit e tij.

Ai shihet me një këmishë mjaft trendi dhe xhinse të modës aktuale.

Këpucët sportive janë të linjës së tij të fundit dhe për veshjen ai është përkujdesur personalisht.

Ronaldo së fundmi shënoi dy gola në rikthimin e tij në Ligën e Kampionëve.

Ai nuk do të mund të luaj edhe dy ndeshje për skuadrën e tij, Real Madridin, në kampionatin spanjoll. /Telegrafi/