Site icon Telegrafi

Ronaldo shënoi sërish, Al Nassr vazhdon në gjysmëfinale të Kupës së Kampionëve të Klubeve Arabe

(Foto: Al Nassr)

Al Nassr ka regjistruar suksesin e radhës në Kupën e Kampionëve të Klubeve Arabe duke u kualifikuar në gjysmëfinale të kësaj gare.

Skuadra, ku aktivizohet superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, u tregua bindëse përballë Raja Casablancas (3-1) duke e mposhtur në Prince Sultan bin Abdul Aziz Stadium.

Ronaldo shënoi golin e parë në ndeshje (19’) duke pranuar një top të kthyer nga Anderson Talisca dhe me të majtën e dërgoi në rrjetë.

 

Sultan Al Ghannam (29’) dhe Seko Fofana (38’) i realizuan dy golat e tjerë për ekipin fitues duke e mbyllur dilemën që në pjesën e parë.

Lexo po ashtu Ronaldo shpëton Al Nassr nga eliminimi me golin në minutat e fundit të ndeshjes

Ne fund të frakisionit të parë u shënua edhe një gol na favor të Casablancas që në fakt ishte autogol nga Abdullah Madu (41’), ndërsa në gjysmën e dytë nuk pati gola.

Në gjysmëfinale, Al Nassr do të luajë përballë Al Shorta që në çerekfinale triumfoi ndaj Al Sadd. /Telegrafi/

Exit mobile version