Telegrafi

Ronaldo sërish shkruan historinë: Futbollisti që e ka fituar Ligën Premier, La Ligan dhe Serie A

Cristiano Ronaldo (Fotomontazh: Getty Images/Guliver)

Cristiano Ronaldo e bën sërish. Tjetër vend, i njëjti rezultat: një titull kampional për superyllin e futbollit botëror.

Juventuesi u shpall kampion i Serie A për të tetën herë radhazi pas fitores (2-1) ndaj Fiorentinas, ndërsa CR7 është bërë futbollisti i vetëm që i ka fituar tri tituj të ligave madhore në Evropë: Ligën Premier, La Ligan dhe tash Serie A.

Cristiano Ronaldo (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Zlatan Ibrahimovic ka fituar tituj në Serie A, La Liga dhe në Ligue 1, por 34-vjeçari është i vetmi që ka triumfuar në tri ligat e përmendura.

https://telegrafi.com/tag/cristiano-ronaldo/

Cristiano Ronaldo (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Zonja e Vjetër e ka dominuar kampionatin italian edhe pa transferimin e Ronaldos, i cili ishte transferuar për një sukses në Ligën e Kampionëve, por Bianconerët u eliminuan nga Ajaxi këtë edicion.

Sido që të jetë, në vitet e mbetura në kontratën e tij, Cristiano (që e ka fituar pesë herë garën më të madhe evropiane) do të tentojë ta fitojë edhe me klubin e tij të tretë. /Telegrafi/

Cristiano Ronaldo (Foto: Giampiero Sposito/Getty Images/Guliver)