Telegrafi

Ronaldo sërish në qendër të vëmendjes me fotografinë që vë në pah fizikun e tij

Cristiano Ronaldo (Foto: Getty Images/Guliver/Instagram)

Superylli botëror i futbollit, Cristiano Ronaldo, nuk i humb rastet për të vënë në plan të parë fizikun e tij, për të cilit flitet shumë shpesh.

Pas një sezoni të ngarkuar, 34-vjeçari është duke i shijuar pushimet me familjen e tij, ndërsa kohë pas kohe publikon imazhe në rrjetet sociale, për t’u treguar fansave të tij fragmente edhe nga jeta jashtë futbollit.

Ndërkohë që një fotografi, në të cilën vë në plan të parë trupin e tij, “e ka rrënuar internetin” duke marrë afro dhjetë milionë pëlqime në Instagram.

“Shijojeni këtë pamje”, shkruan në përshkrimin e fotografisë së publikuar në rrjetet sociale që shoqërohet edhe me një video nga argëtimi i superyllit të Juventusit.

Lexo po ashtu Brenda villës që Ronaldo e pagoi tetë mijë euro për një natë në Greqi, pushime luksi nga CR7

Ndryshe, është raportuar se Ronaldo ka paguar 8.000 euro për një natë në vilën luksoze, ku ka qëndruar në Greqi. /Telegrafi/