Njëra nga skuadrat pretendente për kampionatin evropian, Portugalia është befasuar në shtëpi nga Bullgaria.
Në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Lisbonë, portugezët janë mposhtur me rezultat minimal 1-0 nga mysafirët bullgar.
Ka qenë sulmuesi brazilian i natyralizuar si bullgar Marcelinho që ka shënuar golin e vetëm në ndeshje.
Portugezët kishin disa raste të mira shënimi dhe dominuan gjatë gjithë ndeshjes por në fund mbrojtja mysafire dhe portieri Stoyanov u treguan më të suksesshëm.
Rastin më të mirë për shënim e kishte ish-futbollisti më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo por dështoi nga penalltia në minutën e 66-të.
Kështu bullgarët bënë befasinë e madhe duke triumfuar në Portugali, ndërsa Ronaldo me shokë ndeshjen e radhës miqësore do ta zhvillojnë më 29-tin ndaj Belgjikës. /Telegrafi/