Site icon Telegrafi

Ronaldo rikthehet me dy gola për Portugalinë, njëri i jashtëzakonshëm

(Foto: Getty)

Rikthimi i Cristiano Ronaldos në skuadrën e Portugalisë ishte ndër lajmet kryesore sportive në vendin e tij, por edhe në gjithë botën.

38-vjeçari, i cili luan për Al Nassr në Arabinë Sauditë, nuk pati një trajtim meritor nga përfaqësuesja e tij në Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’.

Mirëpo, tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe ka trajner të ri, i cili e ka ftuar për ndeshjet kualifikuese të ‘Euro 2024’.

Lexo po ashtu Ronaldo ka më shumë paraqitje në kombëtare se çdo futbollist në histori

I inkuadruar nga minuta e parë ndaj Lihtenshtajnit, Ronaldo nuk mund të mungonte në listën e golashënuesve.

Në pjesën e dytë, kur Portugalia ishte në epërsi të dyfishtë, u akordua penallti për skuadrën e tij dhe CR7 ishte i saktë nga pika e bardhë (51’).

Mirëpo, goli i dytë personal (i katërti për ekipin) ishte i jashtëzakonshëm. Një gjuajtje e lirë e akorduar shumë pranë pati për ekzekutues Ronaldon, i cili ‘e nguliti’ topin në mes të murit dhe nëpër duart e portierit (63’). /Telegrafi/

https://twitter.com/major_act/status/1639012273472561152

Exit mobile version