Ai po krijon një jetë të re në Itali pas një transferimi prej 105 milionë eurove në Juventus.
Cristiano Ronaldo dhe e dashura e mahnitshme, Georgina Rodriguez, 24 vjeç, u vunë re në një jaht gjatë pushimeve familjare në Sardenjë.
Dyshja dukeshin mjaft të pasionuar pas njëri-tjetrit gjersa shkëmbenin puthje pasionante në pjesën e përparme të anijes.
Zeshkania edhe njëherë shfaqi figurat trupore për t’u pasur zili në bikini dhe reçipeta të zi.
Ndërkohë, 33-vjeçari merrte rreze dielli i veshur vetëm në të brendshme dhe kishte të vendosura një palë syze.
Ndryshe, së bashku me çiftin ishte edhe djali i Ronaldos, Cristiano Jr, i cili ka nisur të ndjek hapat e të atit prej futbollisti. /Telegrafi/