Ikona e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është bërë lojtari i parë që shënon 50 gola në fazat e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.
Superylli portugez u bë lojtari i parë që shënoi 100 gola në garën më të madhe evropianë në ndeshjen çerekfinale kundër Bayern Munichut, ndërsa në gjysmëfinale, ai preku një tjetër rekord.
Goli i parë i shënuar ndaj Atletico Madridit ishte i 50-ti për të në fazën e eliminimit direkt të kësaj gare.
CR7 e shënoi me kokë golin e parë të rekordit, mirëpo ai nuk u ndal me kaq, por i shënoi edhe dy gola të tjerë duke e kompletuar het-trikun.
Në këtë mënyrë, ai tash numëron 103 gola dhe ka shënuar më shumë gola se gjithë ekipi i Atletico Madridit gjatë pjesëmarrjes në Ligën e Kampionëve (që ka vetëm 100 gola të shënuar).
Ronaldo i ka shënuar 35 gola në 41 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon dhe arrin shifrën prej 400 golash për Realin. Njëherësh ky ishte het-triku i 47-të në karrierë për Cristianon. /Telegrafi/