Site icon Telegrafi

Ronaldo i rekordeve: Futbollisti i parë që shënon 50 gola në Ligën Premier, La Liga dhe Serie A

Cristiano Ronaldo (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Cristiano Ronaldo e ka shkruar edhe një herë emrin në librat e historisë duke u bërë lojtari i parë që shënon 50 gola në Ligën Premier, La Liga dhe tash në Serie A.

Superylli i Juventusi i shënoi dy gola në fitoren ndaj Lazios dhe është bërë lojtari më i shpejtë që nga viti 1995 që arrin shifrën prej 50 golash.

Po ashtu, portugezi e ka barazuar rekordin e Giuseppe Signorit nga sezoni 1994/1995 duke konvertuar 12 penallti brenda një sezoni.

(Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

Te Manchester Unitedi, Ronaldo i ka shënuar 118 gola në 292 paraqitje, derisa te Real Madridi ka realizuar 450 gola në 438 ndeshje.

Lexo po ashtu Juventusi i falet Ronaldos - portugezi 'fundosi' Lazion me dy gola fantastikë

Ndërsa me shifrat e arritura te Zonja e Vjetër, 35-vjeçari ka dëshmuar se vazhdon të jetë në formë të jashtëzakonshme përkundër moshës së tij.

Edhe me Portugalinë, ai i ka shënuar 99 gola në të gjitha garat, ndërsa vetëm iraniani Ali Daei ndodhet përpara tij në nivel përfaqësuesesh. /Telegrafi/

Exit mobile version