Telegrafi

Ronaldo refuzon 100 milionë euro në sezon nga një klub kinez

Cristiano Ronaldo (Getty Images)

Është raportuar se objektivi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka refuzuar një klub kinez të paidentifikuar, pavarësisht nga ata thuhet se i kanë ofruar atij pagë prej 100 milionë eurosh në sezoni.

Ylli portugez duket se është në prag të bashkimit me Zonën e Vjetër nga Real Madridi, me vetëm disa detaje që mbeten ende të papërfunduara mes dy klubeve.

Megjithatë, gazeta Marca pretendon se kjo nuk e ndaloi një klub të Superligës Kineze të bënte një ofertë të madhe për të joshur Ronaldon që të transferohet në Lindjen e Largët.

Lexo po ashtu Shtatë zëvendësuesit e mundshëm të Ronaldos te Real Madridi, nëse portugezi shkon te Juventusi  

E përditshmja spanjolle sportive beson se klubi i paidentifikuar i ofroi 33-vjeçarit një kontratë dyvjeçare me pagë astronomike.

Cristiano Ronaldo (Getty Images)

Sipas gazetës Marca, klubi kinez i ofroi sulmuesi të Real Madridit plot 100 milionë euro në sezon.

Pavarësisht nga shpërblimet financiare fitimprurëse, pesë herë fituesi i Topit të Artë thuhet se e ka refuzuar ofertën pa asnjë hezitim.

Lexo po ashtu Man Utd mundohet ta 'rrëmbej' Ronaldon para Juventusit

Presidenti i Realit, Florentino Perez, mendohet të jetë i përgatitur për të lejuar golashënuesin e të gjitha kohërave të klubit të tij për t’u larguar këtë verë, edhe pse Ronaldo duhet të pranojë publikisht përgjegjësinë e plotë për vendimin nëse dëshiron të largohet.

Në garë për shërbimet e portugezit është edhe gjiganti anglez, ish-skuadra e tij Manchester United, që synon ta rikthej Ronaldon në Old Trafford. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Reali përplaset me Ronaldon, kërkon që ai të deklarojë publikisht dëshirën për largim