Telegrafi

Ronaldo reagon pas thirrjeve raciste ndaj Koulibalyt: Në jetë dhe në futboll nevojitet edukim dhe respekt

Cristiano Ronaldo ka reaguar pas fyerjeve raciste të tifozëve në drejtim të mbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly.

Interi dhe Napoli luajtën mes vete në derbin e javës së 18-të në Serie A, ndeshje e cila përfundoi me fitoren 1-0 të Nerazzurrëve.

Megjithatë, Koulibaly iu nënshtrua abuzimit racist gjatë ndeshjes dhe kjo bëri që ai të humbas kontrollin në minutat e fundit.

Lexo po ashtu Racizmi në drejtim të Koulibalyt në ndeshjen Inter-Napoli: Jam krenar për ngjyrën që kam

Koulibaly mori karton të kuq, pasi fillimisht mori një të verdhë për një ndërhyrje në Mateo Politanon.

Pas kësaj dukurive, është ylli portugez i Juventusit, Ronaldo, i cili i ka dalë në mbrojtje Koulibalyt.

“Në botë dhe në futboll gjithmonë nevojitet edukim dhe respekt”.

“Jo racizmit dhe çfarëdo sulmi tjetër dhe diskriminimi”, ka shkruar Ronaldo në Instagram.

Ndryshe, edhe shumë figura tjera të njohura kanë dalë në mbrojtje të Koulibalyt pas thirrjeve raciste. /Telegrafi/