Site icon Telegrafi

Ronaldo i qetë për lëndimin e tij, ai ka një plan special për t’u kthyer në formë për finale

Finalja e Ligës së Kampionëve më 26 maj është e vetmja ndeshje që i intereson Real Madridit dhe Cristiano Ronaldos.

Portugezi po punon shumë për t’u rikuperuar nga ndryshja e nyjes e pësuar kohë më parë.

Ai dëshiron që të jetë me çdo kusht gati për ndeshjen ndaj Liverpoolit, por është i qetë për këtë.

Asensio, Marcelo dhe Ronaldo duke festuar (Foto: Getty Images)

Portugezi ka një paln të veçantë në mënyrë që të mbajë formën e tij gjatë periudhës rikuperuese.

Real Madridi këmbëngul se ai do të arrijë në finale në formë më të mirë fizike se sa që ka qenë në ndeshjet e kaluara, pasi po mendon të jetë mjaftueshëm i pushuar për ndeshjen kryesore.

Problemi i tij në nyje është një gjë e vogël kështu që ai është në rrugë për t’u rikuperuar plotësisht.

Në fakt, plani është që Ronaldo të luaj në ndeshjen e fundit kampionale të sezonit ndaj Villarrealit, një javë të plotë para ndeshjes ndaj Liverpoolit, në mënyrë që të jetë gati dhe në top formë për ndeshjen kryesore të sezonit ndaj The Reds.

/Telegrafi/

Exit mobile version