Telegrafi

Ronaldo publikon ‘selfie’ nga krevati pa bluzë, komenti i Georginas merr vëmendje të madhe

(Foto: Instagram/cristiano)

Cristiano Ronaldo është duke i shijuar pushimet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, ndërsa nuk ka hezituar të publikojë fotografi që vënë në plan të parë fizikun e tij mahnitës.

Superylli portugez, ditë më parë shpërndau një imazh teksa shijonte plazhin duke grumbulluar afro 12 milionë pëlqime deri më tani.

Po ashtu, futbollisti i Manchester Unitedit shpërndau edhe një ‘selfie’ nga krevati, ku po ashtu pozoi pa bluzë, me një kapelë në kokë.

“Qëllojani se çfarë do të bëj tash?!”, ishte pyetja drejtuar fansave që ka marrë mbi 8.5 milionë pëlqime në Instagram.

Porse vëmendje të madhe ka marrë komenti i Georgina Rodriguez, e cila ka shkruar: “Unë e di 1.000 për qind”, ndërsa ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime dhe mijëra replikime.

(Foto: Instagram/cristiano)

Nuk ka munguar edhe një fotografi e Ronaldos në plazh me katër fëmijët e tij që ka marrë afro nëntë milionë pëlqime, ndërsa përshkrimi është: “Babai krenar”. /Telegrafi/