Telegrafi

Ronaldo publikon fotografi nga pushimet, por vëmendjen si gjithmonë e marrin thonjtë e tij të lyer

Cristiano Ronaldo gjatë pushimeve (Foto: Cristiano Ronaldo/Instagram)

Cristiano Ronaldo, 38 vjeç, është duke shijuar një pushim me familjen e tij.

Gjatë këtyre ditëve, ai vazhdimisht ka publikuar në rrjetet sociale fotografi udhëtimet me jaht, në të cilat duket se ndjehet shumë rehat.

Këtë të hënë, ylli i futbollit përdori llogarinë e tij në Instagram për të publikuar disa fotografi të reja nga jahti.

Cristiano Ronaldo dhe familja e tij gjatë pushimeve (Foto: Cristiano Ronaldo/Instagram)

Në imazhet e ndara me afro 600 milionë ndjekësit e tij në Instagram, Ronaldo tregoi trupin e tij të formësuar.

Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo takohet me yllin e MMA, Francis Ngannou - por vëmendjen e marrin thonjtë e tij që duken sikur janë lyer

Por siç rëndom ndodh, një detaj tjetër ra në sy nga ana e ndjekësve të tij, të cilët nuk mund të mos vinin re diçka të pazakontë: thonjtë e këmbëve, të cilët ishin të lyer.

Cristiano Ronaldo gjatë pushimeve (Foto: Cristiano Ronaldo/Instagram)

“Hej, pse i lyen thonjtë o vëlla?”, pyeti një fans i intriguar nga ‘detaji’.

“Thonjtë e lyer, o fisniku im?”, u mrekullua një tjetër fanse në hapësirën për komente.

Cristiano Ronaldo gjatë pushimeve (Foto: Cristiano Ronaldo/Instagram)

Kjo nuk është hera e parë që portugezi komentohet për diçka të tillë, pasi në një mënyrë të pashpjegueshme, ai i ka lyer shpesh herë thonjtë e tij të këmbës.

Aktualisht, Cristiano Ronaldo luan për Al-Nassr, një ekip në Arabinë Saudite, si dhe për Kombëtaren e Portugalisë. /Telegrafi/

Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez gjatë pushimeve (Foto: Cristiano Ronaldo/Instagram)