Site icon Telegrafi

Ronaldo publikon dokumentet që shfajëson veten nga ikja e taksave (Foto)

Cristiano Ronaldo thotë se ai nuk ka asgjë për të fshehur në lidhje me punët e tij tatimore dhe ka publikuar të dhënat e tij financiare për vitin 2015 nëpërmjet agjencisë Gestifute.

Deklaratat tregojnë se ylli portugez deklaroi 227.3 milionë euro të ardhura të vitit të kaluar dhe vjen në mes të akuzave për evazion fiskal që ka fshehur 150 milionë euro vlerë të drejtave të imazhit në strehën e taksave të Ishujve Virgjën Britanik.

Gestifute – agjencia e drejtuar nga super agjenti Jorge Mendes, që përfaqëson Ronaldon, ka lëshuar dokumentin të cilin ata besojnë që tregon se ai nuk ka të shmangur ndonjë pagim të taksave dhe se ai ka deklaruar pasuritë jashtë Spanjës në vlerë prej 203.7 milionë euro dhe brenda vendit 23.5 milionë, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu Football Leaks merr përmasa gjigante, pas Ronaldos akuzohen edhe Mourinho dhe skuadrat e mëdha të Series A

“Ky dokument vërteton se Agjencia Tatimore e Spanjës i ka të ditura të gjitha asetet dhe të ardhurat e Cristiano Ronaldos. Nga tani e tutje, ky lojtar nuk do të bëjë ndonjë deklaratë të mëtejshme mbi këtë temë”, thuhet deklaratën e agjencisë.

“Siç është raportuar në ditët e fundit, lojtari ka qenë i vetëdijshëm për detyrimet e tij tatimore menjëherë në fillim të karrierës së tij profesionale në të gjitha vendet në të cilat ai ka banuar, dhe nuk ka dhe nuk ka pasur ndonjë çështje me autoritetet tatimore të asnjë nga këto vende”.

Ky është dokumenti të cilin e ka publikuar kompania që mirëmban të ardhurat e Ronaldos

“Ky komunikim, i cili nuk u kërkohet me ligj, përbën prova të pakundërshtueshme se Cristiano Ronaldo dhe përfaqësuesit e tij janë në mirëbesim dhe bashkëpunim me autoritetet në frymën e transparencës dhe respektimin e ligjshmërisë”, përfundon deklarata e agjencisë.

Kur u pyetën në lidhje me situatën pas përplasjes se Real Madridit në Ligën e Kampionëve në natën e mërkurë, 31-vjeçari u përgjigj: “Ju besoni se unë jam i shqetësuar? Ai që nuk ka borxh asgjë, nuk ka asnjë frikë”, tha Ronaldo për stacionin TV Portuguese RTP. /Telegrafi/

Exit mobile version