Site icon Telegrafi

Ronaldo prezanton modelin e ri të flokëve

Cristiano Ronaldo (Foto: Instagram/cristiano)

Cristiano Ronaldo është personazhi më i ndjekur në Instagram, ku numëron mbi 220 milionë ndjekës.

Dhe krahas reklamave që i bën në këtë rrjet social, nga të cilat fiton miliona superylli i Juventusit publikon edhe imazhe nga karriera e tij futbollistike dhe nga përditshmëria që marrin pëlqime të shumta.

Në sezonin e ri, CR7 spikati edhe me modelin e ri të flokëve që njihet si ‘modeli i samurajit’, ndërsa kohë pas kohe e ka ardhur në forma të ndryshme.

Një model të ri, 35-vjeçari e ka prezantuar edhe gjatë të martës, ndërkohë që i ka pyetur fansat nëse e pëlqejnë këtë stil flokësh.

Lexo po ashtu Ronaldo sërish në qendër të vëmendjes me modelin e flokëve

“E miratuar?”, është pyetja që Cristiano Ronaldo ua ka drejtuar ndjekësve të tij në Instagram.

Ndërkaq, një orë pa postimit, fotografia ka marrë afro një milion pëlqime nga fansat e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version