Postimi i fundit i Cristiano Ronaldos në Instagram mund të ketë mashtruar disa fansa duke besuar se ai kishte rikrijuar një nga momentet e tij më të famshme gjatë debutimit të tij në Al Nassr.
Portugezi u rreshtua për klubin e tij të ri për herë të parë të dielën, duke dështuar të shënojë në një fitore 1-0.
Kishte një moment në lojë ku ai shkoi për një tjetër goditje spektakolare nga lart, por bëri gjithçka gabim, duke arritur vetëm të kontaktojë me një mbrojtës.
Megjithatë, Ronaldo sërish zgjodhi të ndajë një foto të tentativës akrobatike pas ndeshjes, një foto që nuk portretizon plotësisht atë që ndodhi në të vërtetë.
“Ndeshja e parë, fitorja e parë – bravo djema”, ka shkruar ai krahas saj. “Faleminderit të gjithë fansave për mbështetjen e jashtëzakonshme”.
37-vjeçari iu bashkua klubit muajin e kaluar me një marrëveshje që zgjat deri në vitin 2025, raportohet se fiton më shumë se 200 milionë euro në vit.
Ai udhëhoqi vijën e sulmit dhe luajti të gjithë ndeshjen, çdo prekje e tij u shoqërua me një zhurmë ndërsa mesfushori brazilian Talisca shënoi golin e fitores.
Al-Nassr është në krye të ligës saudite, një pikë mbi vendin e dytë Al Hilal. /Telegrafi/
Ronaldo goes for the overhead kick pic.twitter.com/nGkEbx0ii4
— Mr Matthew AFC (@MrMatthewAFXXX) January 22, 2023