Ciristiano Ronado ka postuar një mesazh të koduar në llogarinë e tij në Instagram, pasi vendosi ta injoronte ceremoninë e çmimit ‘The Best’ që e fitoi Lionel Messi.
Portugezi përfundoi i treti pas argjentinasit dhe Virgil van Dijkut, por vendosi që të mos shkonte në Milano mbrëmë.
“Durimi dhe këmbëngulja janë dy karakteristika që e dallojnë profesionistin nga amatori”, ka shkruar ai.
“Çdo gjë që është e madhe sot ka filluar e vogël. Ju nuk mund të bëni gjithçka, por bëni gjithçka që mundeni t’i bëni realitet ëndrrat e juaja. Dhe mbani në mend se pas natës gjithmonë vjen agimi”.
Ronaldo vendosi që ta votonte Matthijs de Ligtin, Frenkie de Jongun dhe Kylian Mbappen, duke e injoruar kështu argjentinasin. /Telegrafi/