Telegrafi

Ronaldo pëson dëmtim muskulor, detyrohet ta lëshojë fushën

Cristiano Ronaldo ka pësuar  një dëmtim në mesin e pjesës së parë, duke u detyruar që të zëvendësohet.

Pesë herë futbolli më i mirë në botë, në ndeshjen që po e zhvillon Portugalia kundër Serbisë, ka pësuar një dëmtim muskulor.

Ai ka kërkuar vet ndërrim, që ka ardhur pas disa sekondash.

Tashmë pritet të bëhet e ditur shkalla e lëndimit.

Kokëçarje edhe për Juventusin që ka kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/