Telegrafi

Ronaldo i përkushtuar ndaj familjes (Foto)

Cristiano Ronaldo e ka kaluar ditën e hënë me familjen e tij duke kaluar çaste të këndshme me fëmijët dhe të dashurën Georgina Rodriguez.

Futbollisti i Real Madridit ka bërë edhe një fotografi familjare, të cilën e dashura e tij e ka publikuar në Instagram.

Një fotografi familjare (Instagram)

“Fjalët kanë mbaruar, ju dua”, ka shkruar Georgina pranë fotografisë në Instagram.

Ditë më parë, 32-vjeçari publikoi një fotografi, në të cilën çifti shfaqeshin në një dalje për drekë.

Drekë e përbashkët e çiftit (Instagram)

Portugezi është baba i tre fëmijëve dhe aktualisht është në pritje të fëmijës së parë me Rodriguez.

Lexo po ashtu Përkundër shtatzënisë, Georgina ishte e pranishme në Bernabeu për ta mbështetur Ronaldon (Foto/Video)

Tre fëmijët e parë të CR7 janë sjellë në jetë përmes nënave surrogate.

Sonte (e martë), Ronaldo dhe bashkëlojtarët e tij të Real Madridit janë nikoqirë të Tottenham Hotspur në Santiago Bernabeu për ndeshjen e Grupit H të Ligës së Kampionëve.

Georgina është e afërt me fëmijët e Ronaldos (Instagram)

Edhe pse shtatzënë, Georgina e ka ndjekur çdo ndeshje të CR7 nga tribunat e stadiumeve. /Telegrafi/