Cristiano Ronaldo e ka kaluar ditën e hënë me familjen e tij duke kaluar çaste të këndshme me fëmijët dhe të dashurën Georgina Rodriguez.
Futbollisti i Real Madridit ka bërë edhe një fotografi familjare, të cilën e dashura e tij e ka publikuar në Instagram.
“Fjalët kanë mbaruar, ju dua”, ka shkruar Georgina pranë fotografisë në Instagram.
Ditë më parë, 32-vjeçari publikoi një fotografi, në të cilën çifti shfaqeshin në një dalje për drekë.
Portugezi është baba i tre fëmijëve dhe aktualisht është në pritje të fëmijës së parë me Rodriguez.
Tre fëmijët e parë të CR7 janë sjellë në jetë përmes nënave surrogate.
Sonte (e martë), Ronaldo dhe bashkëlojtarët e tij të Real Madridit janë nikoqirë të Tottenham Hotspur në Santiago Bernabeu për ndeshjen e Grupit H të Ligës së Kampionëve.
Edhe pse shtatzënë, Georgina e ka ndjekur çdo ndeshje të CR7 nga tribunat e stadiumeve. /Telegrafi/