Cristiano Ronaldo akoma nuk i është bashkuar ekipit të Portugalisë për ‘Euro 2016’ dhe ka gjetur pakëz kohë për argëtim.
Superylli i Real Madridit ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, ku ka pozuar me maskën e ‘Njeriut Milingonë’ me disa shokë të tij.
“Fytyrat e nxira”, shkruan në përshkrimin e fotografisë që ka nxitur reagime të ndryshme për ofendime racore.
Megjithëse publikimi i fotografisë nuk ka pasur kurrfarë qëllimi të atij lloji.
Ndryshe, Ronaldo do ta udhëheqë përfaqësuesen e tij në Kampionatin Evropian në duelet e Grupit F, ku garojnë edhe Austria, Hungaria dhe Islanda. /Telegrafi/