Cristiano Ronaldo nuk do të jetë prezent në ndarjen e çmimi ‘The Best’ nga FIFA.
Tashmë trajner, lojtarë e ish-lojtarë, kanë arritur në Teatro alla Scala të Milanos, aty ku do të mbahet ceremonia.
Mbrëmja më e madhe në futboll ka mbledhur shumë fytyra të njohura, mirëpo 34-vjeçari nuk do të jetë i pranishëm.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk ka udhëtuar për në Milano shkaku i tendosjeve në kofshë.
Portugezi dëshiron të rehabilitohet nga ky lëndim, andaj kjo është arsyeja se përse ai nuk është pjesë e ceremonisë së madhe.
Ronaldo po ashtu nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e Juventusit që e zhvillon në këtë mesjavë ndaj Brescias në kuadër të Serie A, shkaku i këtij lëndimi. /Telegrafi/