Cristiano Ronaldo është duke pritur një tjetër fëmijë, tash me të dashurën e tij, Georgina Rodriguez.
Mediat portugeze shkruajnë se Ronaldo miqve ua ka kumtuar lajmin se do të bëhet baba së shpejti i një fëmije me Georginan, të dashurën e tij 22 vjeçare.
Georgina dhe Ronaldo janë në lidhje tash e tetë muaj, teksa Georgina është shfaqur së fundmi edhe me bark të fryrë, shkruan Telegrafi.
Sipas Daily Mail, Georgina është në muajin e pestë të shtatzënisë.
Cristiano Ronaldo është bërë baba në vitin 2010 me një femër të panjohur për publikun që ai e ka takuar në Los Angeles.
Ai po ashtu flitet se së fundmi është bërë baba i binjakëve me një tejtër femër identitetin e të cilës ai me çdo kusht e ka mbajtur të fshehtë.
/Telegrafi/