Telegrafi

Ronaldo: Nuk më ka ndodhur kurrë në karrierë, faleminderit tifozëve të Juventusit

Cristiano Ronaldo i ka falënderuar fansat e Juventusit për duartrokitjet pas goli të jashtëzakonshëm të shënuar në ndeshjen që Real Madrid e fitoi 3-0.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë shënoi njërën nga golat më të mirë në histori të Ligës së Kampionëve.

“Ishte një moment i pabesueshëm”, ka thënë 33 vjeçari për UEFA.com.

Ronaldo duke i falëndereuar tifozët e Juventusit (Foto: ANSA)

“Më duhet tu them faleminderit, Grazie, të gjithë tifozëve të Juventusit. Ajo që bënë për mua ishte e mahnitshme”.

“Nuk më ka ndodhur kurrë në karrierë dhe jam shumë i lumtur për këtë”, deklaroi sulmuesi më i mirë në histori të kësaj gare.

Ronaldo u bë lojtari i parë që ka shënuar në 10 ndeshje radhazi të Ligës së Kampionëve.

Ai me fanellën e Real Madridit ka shënuar hiq më pak se 39 gola këtë sezon edhe pse për shumë kohë ishte i lënduar.  /Telegrafi/