Site icon Telegrafi

Ronaldo nuk i ka dhuruar tre milionë euro Chapecoenses, por ai mbetet ndër lojtarët më bamirës në botë

Të martën në mbrëmje disa media raportuan se Cristiano Ronaldo ka dhuruar tre milionë euro Champecoenses pas aksidentit tragjik me aeroplan.

Nga 76 pasagjer ishin në aeroplan, ku 71 prej tyre kanë vdekur dhe kështu e gjitha bota e futbollit u shokua.

Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo, sportisti më i paguar në botë, si i bën dhe shpenzon milionat (Foto)

Por, raportet e fundit thonë se portugezi nuk ka bërë një donacion të tillë. Megjithatë, ai është një nga lojtarët më bamirës në botë, pasi ai dhuron miliona euro çdo vit për bamirësi.

Real Madrdi duke mbajtur një minutë heshtje për të vdekurit në tragjedinë e Champecoenses.

Së fundmi CR7 ka dhuruar 600,000 euro nga triumfi i fundit i Real Madridit në Ligën e Kampionëve dhe ai është përkrahës i UNICEF-it, World Vision dhe Save the Children.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth tragjediasë së lojtarëve të Chapecoenses

Ronaldo ka dhuruar 5 milionë funte për të prekurit nga tërmeti Nepal vitin e kaluar, ku tragjikisht kanë vdekur mbi 8,000 njerëz.

Po ashtu ka dhuruar 53,000 funte për një dhjetë vjeçar i cili u bë operacion nga kanceri.

Ronaldo duke u stërvitur para El Clasicos.

Ylli i Real Madridit në vitin 2015 ka dhuruar 105,000 për të financuar një qendër kërkimore të kancerit, në spitalin ku mamaja e tij u trajtua. /Telegrafi/

Exit mobile version