Ronaldo është një nga lojtarët më të mëdhenj që ka parë bota e futbollit, por edhe tifozët e Interit me fanellën zikaltër.
Edhe pse ‘Fenomeni’ ishte pjesë edhe e Milanit, ai vazhdon të ketë skuadër favorite në zemër Interin.
“Gjatë kohës time te Interi, ne nuk përballeshim vetëm me skuadrat tjera, por gjithashtu me një sistem të korruptuar”.
“E zbuluam disa ditë më vonë, disa njerëz shkuan në burg dhe Juventusi në Serie B. Drejtësia u bë”, ka thënë Ronaldo, raporton Calciomercato.com.
Ronaldo vazhdon të jetë aktiv me intervista në media.
Ai ditë më parë kishte thënë se dëshiron që Napoli të fitojë sezonin 2017/18.
Ndërsa për transferimin e famshëm te Milani ka thënë ndodh vetëm pasi Interi e refuzoi. /Telegrafi/