Telegrafi

Ronaldo nuk është i përkëdheluri i La Ligas, kjo është statistika e tmerrshme e tij

Cristiano Ronaldo nuk është njëri nga të përkëdhelurit në kampionatin spanjoll.

Sulmuesi i Real Madridit nuk ka arritur të fitoj asnjë çmim në mbrëmjen gala të ndarjes së çmimeve të La Ligas për sezonin 2015/16.

Megjithatë, kjo nuk është e tëra për portugezin, pasi ai ka një statistikë të tmerrshme që nga transferimi i tij te ‘Los Blancos’ nga ndarja e çmimeve për më të mirët në La Liga.

Lexo po ashtu La Liga zgjedh më të mirët e sezonit, nuk ka vend për Ronaldon (Foto)

Ronaldo ka dështuar të fitojë një çmim në gjashtë prej shtatë sezoneve të tij si një lojtar i Real Madridit.

Kjo duket absurde, pasi sulmuesi portugez ka arritur të shënoj 262 gola në La Liga që nga transferimi i tij nga Manchester United. /Telegrafi/