Juventusi nuk e konsideron më Cristiano Ronaldons i të pashitshëm dhe mund të vendosë të përfitojë nga largimi i tij.
Sipas gazetës spanjolle Sport, Paris Saint-Germaini është duke e monitoruar situatën e 35-vjeçarit dhe mund të vendosë për blerjen e tij, pasi ta përfundojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.
Është raportuar se agjenti i portugezit, Jorge Mendes, ua ka ofruar superyllin disa klubeve të mëdha evropiane që nga momenti kur Juventusi u eliminua nga gara prestigjioze.
Edhe pse theu një sërë rekordesh dhe e fitoi titullin e Serie A, Ronaldo nuk është i kënaqur me të arriturat këtë sezon dhe e ka kërkuar largimin.
CR7, i cili i ka edhe dy vite në kontratën e tij me Juven, mund të luajë në Ligue 1 krahas Neymarit, në rast se PSG paguan 60 milionë euro. /Telegrafi/