Real Madridi nuk po kalon një moment të mirë dhe kritikat këtë sezon janë të shumta.
E sidomos kritikat vlejnë sa i përket kampionatit ku treshja e famshme ‘BBC’, e përbërë nga Gareth Bale, Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo, kanë shënaur vetëm dy gola në 12 ndeshje.
E sa u përket këtyre kritikave nuk është ndje mirë ylli i skuadrës, Cristiano Ronaldo.
Por në Ligën e Kampionëve situata qëndron ndryshe. Cristiano Ronaldo ka shënuar 8 gola në 5 ndeshje.
Një mesatare e mirë, por ndoshta jo e mjaftueshme, pasi Real Madridi do ta mbyll grupin në vendin e dytë, pas Tottenhamit.
Ronaldo mund të kënaqet edhe me një statiktikë tjetrër në këtë garë.
Ai ka shënuar tetë herë, ndërsa e gjithë skuadra e Barcelonës ka arritur ta gjejë portën shtatë herë.
Një detaj që i bën madrilenët të mburren përballë rivalëve të tyre të përjetshëm, edhe pse në La Liga ata mbesin 10 pikë larg katulanasëve. /Telegrafi/