Telegrafi

Ronaldo nuk është i gatshëm për “el Clasicon” e së dielës kundër Barcës

Cristiano Ronaldo ende nuk është i gatshëm për të luajtur 90 minuta.

Barcelona dhe Real Madrid do të takohen ditën e diele për të zhvilluar takimin e parë të Superkupës së Spanjës.

Por, sulmuesi portugez i madrilenëve planifikohet që të luajë një pjesë pasi që ka vetëm pesë ditë që është kthyer prej pushimeve verore.

“El Clasico” e parë do të duhet të startojë në ora 16:00 në stadiumin Nou Camp ndërsa takimi kthyes do të luhet të mërkurën në Santiago Bernabeu, ku pritet të luajë gjatë gjithë ndeshjes CR7.

Futbollisti ka luajtur vetëm dhjetë minuta në ndeshjen e Superkupës së Evropës, ku Reali triumfoi kundër Manchester Unitedit me rezultat 2-1. /Telegrafi/