Real Madridi u kualifikua në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. E gjitha kjo pasi Cristiano Ronaldo shënoi nga pika e bardhë në minutat shtesë në Bernabu për rezultatin përfundimtar 1-3 (4-3 përmbledhës) në ndeshjen e dytë.
Portugezi goli edhe për penalltinë e dhënë nga gjyqtari Michael Oliver që sipas tij ishte vendim i drejt.
Por, CR7 thotë se nuk mund të kuptojë pse protestonin aq shumë lojtarët e Zonjës së Vjetër, ku nga e gjitha kjo u përjashtua Gianluigi Buffon.
“Nuk e kuptoj pse ata po protestonin”, ka thënë Ronaldo pas ndeshjes.
“Lucas u pengua nga prapa dhe nëse nuk do jepej penallti, do ishte gol”.
“Pulsi u rrit, por unë u qetësova dhe e dija se do ishte vendimtare” ka vazhduar CR7 duke i komentuar emocionet para se të gjuante penalltinë.
“Kemi vuajtur, por ishte një mësim për ne. Në futboll asgjë nuk jepet falas, duhet të përpiqesh deri në fund. Reali mund të shënonte më shumë, por Juve dhe Buffon ishin të mirë”, ka shtuar Cristiano. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=jFoA5a2Elno