Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka thënë se ai nuk e ka shkelur protokollin shëndetësor kur u largua drejt Portugalisë dhe kur u kthye sërish në Itali.
Ylli i “Zonjës së Vjetër” është në karantinë në shtëpi në Torino pasi ishte testuar pozitiv për coronavirus gjatë kohës sa ishte te Kombëtarja e Portugalinë.
“Familja ime është në një kat tjetër të shtëpisë, ne nuk mund të jemi në kontakt”, ka thënë fillimisht Ronaldo.
Portugezi iu përgjigj edhe komentit nga Ministri i Sportit, Vincenzo Spadafora, i cili tha se ai beson se 35-vjeçari ‘theu protokollin’.
“Unë jam gjithmonë në shtëpi, tani po marr rreze dielli, edhe po pres që ditët të kalojnë. Po e respektoj protokollin, nuk e theva, siç është thënë: është një gënjeshtër”.
“Não deixes aquilo que não podes fazer atrapalhar o que podes fazer”? pic.twitter.com/yN9rQhmEgE
— Cristiano Ronaldo (@Cristiano) October 16, 2020
Ronaldo ka thënë se është kthyer me ambulancë nga Portugalia, duke mos pasur kontakt me askënd.
“Unë u ktheva nga Portugalia sepse unë dhe ekipi im u siguruam të respektojmë të gjitha procedurat. Unë u ktheva në Itali me ambulancën ajrore dhe nuk kam pasur asnjë kontakt me askënd, madje as në Torino”, ka thënë Ronaldo. /Telegrafi/