Sulmuesi i Manchester United , Cristiano Ronaldo këmbëngul se nuk ka menduar të pensionohet, ndërsa synim e ka edhe Kampionatin Evropian që zhvillohet pas dy vitesh.
Portugezi nuk ka qenë në formën më të mirë dhe ka pasur minutat pak në këtë sezon.
Ronaldo foli për të tashmen te Portugalia, duke treguar edhe ambiciet që ka.
Cristiano Ronaldo Menolak Pensiun, Ingin Terus Main Sampai Euro 2024! https://t.co/JB2plDcYEj
— Bola (@Bolanet) September 21, 2022
“Unë ende ndihem i motivuar, ambicia ime është e madhe”.
“Unë jam në një ekip (Portugali) me të rinj, dua të jem pjesë e këtij Botërori, por edhe të luaj Euron e ardhshme (në vitin 2024). Jam i lumtur”.
“Me krenari shoh djemtë me të cilët kam luajtur, me të cilët do të luaj”, ka thënë Ronaldo./Telegrafi/