Cristiano Ronaldo është 37 vjeç, por sulmuesi i Manchester Unitedit shpreson të vazhdojë të luajë futboll edhe për katër ose pesë vjet të tjera.
Reprezentuesi portugez ka pasur shumë kritika këtë sezon, pavarësisht se ka shënuar 15 gola në 29 ndeshje për United në të gjitha garat.
Megjithatë, kritikat nuk e zmbrapsin Ronaldon, i cili mendon të luajë futboll aktiv dhe në nivele të larta edhe pas moshës 40-vjeçare.
“E di që nuk ka shumë vite përpara se të ndaloj së luajturi, shpresoj edhe katër apo pesë, por shpresoj të vazhdoj të fitoj gjëra”, ka thënë fillimisht Ronaldo gjatë një interviste për DAZN.
“Jeta ime ka qenë një udhëtim shumë i bukur. Unë kam lënë gjurmë kudo që kam qenë”.
“Nuk mendoj se ka ndonjë lojtar në histori që mund të arrijë, mirë, numrat që ai mund të arrijë, por të ketë krenarinë për të thënë ‘kudo që kam qenë, kam lënë gjurmë’ dhe kjo më bën të lumtur”.
“Duhet të jesh inteligjent dhe të thuash që kur je tetë vjeç, 20 apo 25, nuk është njësoj si të jesh 35”.
“Kjo është pjekuria, përvoja, inteligjenca për të kuptuar që ndoshta humb disa gjëra, por i merr disa gjëra të tjera dhe të ketë ekuilibrin e duhur për të qenë në gjendje të vazhdoj të konkurrojë dhe të jetë në nivelin më të lartë”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/