Telegrafi

Ronaldo nuk arrin të gjejë kuzhinier për rezidencën portugeze, edhe pse paguan mbi 5.000 euro në muaj

(Fotomontazh: Instagram)

Cristiano Ronaldo po përpiqet të punësojë një kuzhinier për të përgatitur ushqim për të dhe familjen e tij në “shtëpinë e tyre të përhershme” – por e ka të vështirë ta gjejë dikë për t’i përmbushur kërkesat e tij – ka mësuar MailOnline.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka probleme për të rekrutuar dikë që të gatuajë për të dhe të dashurit e tij në shtëpinë prej 19.5 milionë eurosh që po e ndërton në rivierën portugeze

Rezidenca, e cila do të përfundojë në qershor, është quajtur shtëpia e pensionimit të Cristianos pasi pritet ta bëjë rezidencën kryesore të familjes sapo të pensionohet nga futbolli aktiv.

Disa nga vendet e lira të stafit të lidhura me pallatin e ri, duke përfshirë një kujdestar me 5.500 euro në muaj, thuhet se janë plotësuar tashmë, por roli i kuzhinierit mbetet vakant.

E përditshmja portugeze Correio da Manha për problemin i ka fajësuar kërkesat e bëra nga Rondaldo dhe partnerja e tij, modelja dhe influencuesja spanjolle Georgina Rodriguez, që thuhet se sillen rreth njohurive se si të gatuash ushqim tradicional portugez, si dhe më shumë ushqime ndërkombëtare, si sushi.

(Foto: Instagram)

Reprezentuesi portugez besohet se ka projektuar në mënyrë specifike një zonë në rezidencën e tij të re në Rivierën Portugeze për përgatitjen e delikatesës japoneze. Por, çështja se kush do të përgatisë sushi dhe ushqime të tjera për të, partneren dhe pesë fëmijët e tyre, thuhet se po i shkakton kokëçarje të vërtetë.

37-vjeçari nuk arrin ta gjejë njeriun e duhur përkundër se ofron mbi 5.000 euro në muaj për dikë që do t’i përgatitë ushqimet e tij të preferuara. /Telegrafi/