Superylli portugez, Cristiano Ronaldo, pas eliminimit të përfaqësueses së tij nga ‘Euro 2020’, është nisur për pushime me familjen e tij.
Sulmuesi i Juventusit e ka shpërndarë një fotografi në profilin e tij në Isntagram, ku shfaqet me partneren Georgina Rodriguez.
“Dashuria ime”, është përshkrimi që ka zgjedhur 36-vjeçari për këtë fotografi.
Ndërkohë, bukuroshja spanjolle ka publikuar të tjera fotografi të çiftit, të cilët ndodhen ën një anije.
Nuk kanë munguar edhe çastet intime dhe puthjet e Ronaldos me Georginan që kjo e fundit i ka ndarë në rrjetet sociale. /Telegrafi/