Cristiano Ronaldo dhe Alessandra Ambrosio duket se po punojnë së bashku në një projekt.
Kështu së paku kanë bërë të ditur dyshja, e cila përmes një postimi të një fotografie në llogaritë e tyre përkatëse të Instagramit, kanë thënë se po punojnë së bashku, transmeton Telegrafi.
“Ishte mrekulli të punoja me këtë engjëll. Ne jemi argëtuar shumë! Më shumë së shpejti…!”, ka shkruar Ronaldo në Instagram.
Ndërsa modelja braziliane ndër tjera ka thënë ndër të tjerash se “bëhet fjalë për “një projekt top sekret”. /Telegrafi/