Cristiano Ronaldo gjatë mbrëmjes së kaluar ka pasur arsye për të festuar dy herë.
Futbollisti portugez realizoi golin e fitores së Juventusit kundër Lazios, e cila e gëzoi tejmase lojtarin e skuadrës italiane.
Por, ai kishte edhe një festë në jetën sentimentale teksa e ka shprehur përmes rrjeteve sociale.
Ai ka zgjedhur t’i bëjë një dedikim special Georgina Rodriguezit, me rastin përvjetorit të 25 të lindjes.
”Urime për gruan më të mrekullueshme që Perëndia mund ta vinte në rrugën time”, ka shkruar krahas një fotografie ku shfaqen bashkë.
Theksojmë se dyshja tashmë janë prindër të një vajze të pagëzuar me emrin Alna Martina, e cila erdh në jetë në vitin 2017.
Ndryshe, Ronaldo dhe Georgina tashmë janë zyrtarisht janë të fejuar dhe shumë shpejt pritet të martohen. /Telegrafi/