Gianluigi Buffon ishte shumë nervoz në minutat e fundit, por edhe pas ndeshjes me deklarata.
Ai e akuzoi rëndë gjyqtarin Micheal Oliver për penalltinë e dhënë në sekondat e fundit të kohës shtesë.
Por gjatë intervistës Cristiano Ronaldo e ndërpreu Gianluigi Buffonin për ta përshëndetur.
Nuk munguan përqafimet mes njëri-tjetrit, duke treguar edhe një respektin e madh.
Il fantastico abbraccio tra Gigi Buffon e Cristiano Ronaldo in mixed zone 🎙 al termine di Real Madrid-Juventus 👏🏻 #UCL #RMJuve #SpazioJ
(Video di @nicolafrega) pic.twitter.com/LKtEbqUHJV— SpazioJ (@Spazio_J) April 11, 2018
Pas ndeshjes së parë 3-0, Juventusi shënoi tri herë në Santiago Bernabeu dhe ishte afër ta dërgonte në vazhdime ndeshjen.
Por në sekondat e fundit Michael Oliver akordoi penalti për Realin, pas nj kontakti të Mehdi Benatias në Lucas Vazquezin.
Lojtarët e Juventusit u ankuan për më shumë se pesë minuta dhe Buffon u ndëshkua me karton të kuq.
Cristiano Ronaldo shënoi nga pika e bardhë, ndërsa të premten pret shortin.
Portugezi foli pas ndeshjes duke e lavdëruar Buffonin.
“Kam respekt të madh për Buffonin, fjalët që i thotë për mua dhe për atë që i them unë për të”.
“Ai është portier i madh dhe shpresoj që ky të mos jetë Championsi i fundit, ai është ndër më të mirët në botë”, ka thënë Ronaldo. /Telegrafi/