Site icon Telegrafi

Ronaldo Nazario emëron gjashtë lojtarët që nuk e fituan kurrë Topin e Artë, por e merituan atë

Ronaldo Nazario i cili gjatë karrierës së tij u shpall dy herë fitues i Topit të Artë, nuk hezitoi që të emërojë gjashtë lojtarët të cilët sipas tij duhet të kishin qenë fitues të këtij çmimi prestigjioz.

Brazliani pati një karrierë të bujshme duke luajtur për disa klube të ndryshme si PSV, Barcelona, Inter, Real Madrid dhe AC Milan.

Ai u transferua në ‘Camp Nou’ në vitin 1996 pas një aventure të suksesshme tek PSV-ja, para se të bëhej atë kohë lojtari më i shtrenjtë në botë kur u transferua tek Interi në vitin 1997.

Ai e fitoi për herë të parë Topin e Artë me fanellën e zikaltërve, para se të transferohej tek Real Madridi për 46 milionë euro në vitin 2002.

Ishte pikërisht viti 2002 kur Ronaldo e fitoi Topin e Artë për herë të dytë në karrierën e tij duke qenë lojtar i ekipit të Realit që atë kohë njiheshin me emrin ‘Galaktikët’ pasi në përbërje kishin emra si David Beckham, Zinedine Zidane, Roberto Carlos dhe Luis Figo.

Sidoqoftë, janë gjashtë lojtarë të cilët Ronaldo i ka përmendur në të kaluarën, për të cilët mendon se duhet ta kishin fituar këtë çmim.

Në një intervistë për mediumin spanjoll Marca, ai tha se sulmuesit italian Alessandro Del Piero dhe Francesco Totti e merituan të ishin një herë fitues, e po ashtu edhe Paolo Maldini.

“Del Piero, Totti, Maldini, Raul Gonzalez, Iniesta dhe mendoj Roberto Carlos gjithashtu, sepse ai ishte dy herë mbrapa meje me vota. Të gjithë këta lojtarë mendoj se e kanë merituar Topin e Artë”, ka thënë Ronaldo./Telegrafi/

Exit mobile version